“ALBANIA” e Faik Konicës, ribotim i shtëpisë botuese “DDS”, Durrës i dhurohet Bibliotekës.

“ALBANIA” e Faik Konicës, ribotim i Shtëpisë Botuese “DDS”, i dhurohet Bibliotekës Publike Durrës, nga Ismail Saliko, drejtues i kësaj Shtëpie botuese. Përgatitësi i këtij botimi, Halim Maloku, duke gjetur mbështetjen e plotë të zonjës Alma Konica, si drejtore e projektit dhe të shtëpisë botuese ” DDS”, ka realizuar një ribotim të plotë të origjinalit, duke përjashtuar çdo ndërhyrje në tekst, në renditje dhe kudo tjetër në mënyrë që t’u jepet lexuesve një origjinal i pakundërshtueshëm. Në “AlBania” u shkruajt në të dy dialektet, toskërisht dhe gëgërisht, pasi Konica ishte nga ata që mbështeti dhe punoi për një gjuhë letrare unike. Njëkohësisht është shkruar edhe në frëngjisht dhe kjo është bërë në mënyrë që të shfrytëzohej fuqia e kësaj gjuhe për të bërë të njohur Shqipërinë dhe gjuhën e saj. Revista vjen në 11 vëllime të cilat janë pasuri e Sektorit të Albanologjisë, pranë Bibliotekës Publike Durrës. Falenderim dhe mirënjohje për studiuesin Halim Maloku dhe Shtëpinë Botuese DDS, Durrës.