Pas luftës së dytë botërore, pushteti i asaj kohe, kishte në strategjinë e zhvillimit edhe ngritjen e institucioneve social-kulturore. Në këtë kuadër, u hap për herë të parë Biblioteka Publike e Durrësit, më 10 shtator 1945, me një fond rreth 5000 ekzemplarësh. Biblioteka u vendos në një vilë dy katëshe të një misioneri italian, në qendër të qytetit me një sip. 357 metër katrorë. Aktualisht, kjo godinë ruhet edhe për vlerat arkitekturore dhe traditën e ndërtimeve të viteve 30’ të shek 20-të.
Drejtor i parë i Bibliotekës u emërua arkeologu i njohur, Vangjel Toçi, i cili ndihmoi edhe vetë me një shifër prej 1000 librash… Me shume»