• Vitet 1999-2000
Realizimi i filmit dokumentar : “E para ishte fjala” realizim dhe mbështetje kompania IREX përfshirë në cilkin e dokumentarëve më të publikuar “Heronjtë e Shqipërisë”
• Viti 2005
Universi i librit, gazetë – stafi
Në të gjendet informacion aktual i ilustruar për punën në bibliotekë, për të rejat, objektivat dhe për aktivitete kulturore për të rriturit dhe për fëmijët.
“Historiku i Bibliotekës Publike të Durrësit 1945-2005”përg.: Flora Gjondedaj Dervishi, mbështeti Bashkia Durrës
Historiku i bibliotekës Publike Durrës botohet në kuadër të festimit të 60-vjetorit të krijimit të saj. Në të gjendet informacion i mjaftueshëm për traditën bibliotekare, historikun e krijimit. Informacion për drejtuesit në vite në punën e tyre dhe me risitë që ata sollën. Botimi përmban intervista me ish punonjës të përkushtuar të cilët kanë punuar në bibliotekë.Vihen në dukje praktikat e reja dhe jepet informacion bashkëkohor për veprimtaritë e realizuara në bibliotekë. Informacion i ndërfutur në botim është bibliografia tematike periodiku, fillimisht për krijimin dhe më pas për punën në bibliotekën e Durrësit gjatë viteve 1921-2005.
Bibliografia tematike: “Vlera të rralla- (antikuar shqipe e vjetër 1568-1944 dhe periodik 1900-1944)”– përg.: EdliraTonuzi (Macaj).
Ky botim ka trajtën e një bibliografie të anotuar, në të cilën përzgjidhen për t’u bërë të njohur të gjithë miqve të librit, studiuesve dhe apasionantëve të albanologjisë apo thjesht edhe kureshtarëve, veprat më të spikatura të fondit të albanologjisë dhe të shqipes së vjetër, të cilat gjenden në bibliotekë. Përzgjedhja është kronologjike. Antikuar –20 tituj, Albanologji , shqipe e vjetër vitet 1800—28 tituj, Albanologji , shqipe e vjetër vitet 1900—16 tituj. Periodiku vitet 1900-1944 revista—60 tituj dhe gazeta 42 tituj.
• Viti 2006
-Bibliografia tematike: “Kadare në fokusin e kritikës dhe të publiçistikës (1980-2006)”– Edlira Tonuzi (Macaj)
Ky botim realizohet në kuadër të shpalljes së vitit 2006 si vit i Kadaresë nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Këtu i ofrohen lexuesit shkrime me karakter studimi, artikuj, ese, mendime opinione apo libra të botuar, që kanë në objektivin e tyre çdo botim me autor Ismail Kadarenë gjatë viteve 1980-2006. Krijimtaria e Kadaresë gjatë këtyre viteve është parë në dy kohë të ndryshme, para pluralizmit dhe pas tij. Botimi ka karakterin e një udhëzuesi për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe atij universitar. Artikujt e marrë nga periodiku, që ka në pasuri Biblioteka Publike Durrës, janë paraqitur në mënyrë sintetike me shënime plotësuese nga përgatitësi.
• Viti 2007
– “Guidë për Bibliotekën Publike Durrës”
Në të gjendet pak histori, aktivitete, projekte dhe risi në vite, stafi informacion statistikor etj…
-“Porta e dijes” film Dokumentar kushtuar traditës bibliotekare parë historikisht dhe e krahasuar. Nënvizohet rëndësia e institucionit të librit. Nxjerrja në pah e risive dhe mangësive në kontekstin bashkëkohor. U realizua nga Biblioteka me mbështetjen financiare të Bashkisë Durrës.
-“Kultura dhe komunitete në rrjete”- katalog tematik hartuar nga Edlira Tonuzi dhe Alketa Psatha, mbështetur nga projekti Interreg III . Katalogu përmban 296 skedime të detajuara bibliografike mbi etnokulturën, lojërat dhe vallet popullore, vlerat tradicionale arkitekturore, vlerat arkeologjike, artin popullor etj.
• Viti 2008
-“Pena e Durrësit” dhe veprat e tyre shoqëruar me treguesit e nevojshëm. Pjesa e dytë janë anotime për V. Prennushi dhe A. Xanonin përgatitur nga Flora Dervishi
-“Eqerem Çabej Në fondin e Bibliotekës Publike Durrës”– Bibliografi tematike hartuar nga E. Tonuzi. Bibliografia përgatitet me rastin e shpalljes së vitit 2008, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si viti i gjuhëtarit Eqerem Çabej. Botimi përmban 116 zëra bibliografikë mbi punimet e Çabejt të cilat gjenden në koleksionet e Bibliotekës Publike Durrës.
• Viti 2009
-“Durrësi në median e shkruar”– bibliografi tematike hartuar nga Dila Lulja. Në botim përshkruhen të gjithë artikujt që kanë të bëjnë me Durrësin duke u fokusuar në temat social-ekonomike, politike, kulturore etj. Botimi përmban 1735 regjistrime bibliografike.
• Viti 2010
-“Minush Jero”– Punim eseistik dhe biobibliografik përgatitur nga Flora Dervishi. Minush Jero njihet si shkrimtar disident, i cili gjatë diktaturës u burgos për mendimet tij liberale. Publikimi përmban të dhëna mbi M. Jeron, veprat dhe ngjarjet e jetës së tij, kujtime si edhe shkrime mbi të pasqyruara në faqet e shtypit.
–“Kultura në Durrës”– minibibliografi tematike hartuar nga Dila Lulja. Përmban 122 skedime mbi ngjarjet kulturore të qytetit.
–“Biblioteka në faqet e shtypit.”– minibibliografi tematike përgatitur nga Dila Lulja. Përmban 106 zëra bibliografikë mbi bibliotekën dhe aktivitetet e saj të reflektuara në artikujt e periodikëve të ndryshëm.