Bibliotekat Publike Vendore
• Janë institucione kulturore dhe informuese, që nxisin të mësuarit, zgjerimin e dijeve dhe interesin për lexim në rajonin ku ato zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Si institucione publike ato mbështesin pjesëtarët e bashkisë, së cilëve i shërbejnë që të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe të lujanë rol aktiv në shoqëri.
• Krijohen në çdo bashki edhe komunë. Ato janë në varësi administrative të organeve të pushtetit vendor në rajonin e të cilëve zhvillojnë veprimtarinë.
• Organet shtetërore vendore sigurojnë shërbim bibliotekar për popullsinë në ndarjet territoriale që janë në juridiksionin e tyre. Ato sigurojnë mjediset e bibliotekave sipas normativave të shërbimit të lexuesve dhe sasisë të koleksioneve, si edhe mjetet për zhvillim normal të veprimtarisë bibliotekare.