…Qyteti i Durrësit mendohet të ketë pasur bibliotekë dhe Odeon që në shekullin e II -të dhe III-të p.k. ( Fjalori enciklopedik shqiptar, fq. 216)…
…“Kur flitet për bibliotekat brenda perandorisë romake nuk mund të mos përmendet Biblioteka Publike që ekzistoi në qytetin Dyrrachium, Durrësi i sotëm …”
…“Në shek XIII-XIV përurohet një -scuola generalis- , pra një universitet mesjetar i Durrësit. Vetëkuptohet që ky institucion nuk mund të ekzistonte pa bibliotekën e tij.
Manastiri i Shën Domenikut në Durrës deri në shek XV kishte një bibliotekë si dhe relike shumë të çmuara, të cilat nga rreziku i pushtimit osman,u vendosën në Raguzë…”
Vitet 1945-’90
Pas luftës së dytë botërore, pushteti i asaj kohe, kishte në strategjinë e zhvillimit edhe ngritjen e institucioneve social-kulturore. Në këtë kuadër, u hap për herë të parë Biblioteka Publike e Durrësit, më 10 shtator 1945, me një fond rreth 5000 ekzemplarësh. Biblioteka u vendos në një vilë dy katëshe të një misioneri italian, në qendër të qytetit me një sip. 357 m2. Aktualisht, kjo godinë ruhet edhe për vlerat arkitekturore dhe traditën e ndërtimeve të viteve 30’ të shek 20-të.
Drejtor i parë i Bibliotekës u emërua arkeologu i njohur, Vangjel Toçi, i cili ndihmoi edhe vetë me një shifër prej 1000 librash.
Në vitet ’60-të librat dhe revistat në gjuhën sllave zinin pjesën më të madhe të fondit. Deri në vitet ’90, 2/3-ën e fondit të librave e zinte literatura politike dhe letërsia konformiste që hynte në bibliotekë në 30 kopje, duke zënë hapësirat modeste. Duhet nënvizuar se erdhi në zvogëlim jo vetëm prurja nga letërsia perëndimore, po edhe ajo bashkëkokohore lindore.
Vitet 1990-…
Biblioteka u përball me një tranzicion tejet të vështirë.
Ndryshimi i sistemit shoqëror solli edhe përmbysjen e raportit të literaturës politike. Nga dikasteri vijnë udhëzimet e para për reformime përmbajtësore të literaturës, lehtësim fondesh, kualifikime, etj. Biblioteka e Durrësit u përfshi në strategjinë e zhvillimit të projekteve të Komunitetit Europian për fuqizimin e institucioneve të vendeve postkomuniste. Aplikoi në këto projekte, që i shërbenin përshtatjes nëpërmjet kulturës, në një shoqëri të zhvilluar demokratike. Një ndihmesë të veçantë, sidomos për krijimin e bazës elektronike, ka dhënë Fondacioni “Xhorxh Soros”. Kështu roli formues dhe informues i bibliotekës, pati efekte në rritje.
Drejtues në vite:
Vangjel Toçi | (1945-1956) | ||||||
Ora Kazazi | (1956-1961) | ||||||
Pertef Kruja | (1961-1978) | ||||||
Hasan Ulqini | (1978-1990) | ||||||
Fatbardh Dedja | (1990-1991) | ||||||
Met Dervishi | (1991-1992) | ||||||
Pirro Dollani | (1992-1995) | ||||||
Flora Dervishi | (1995-2013) | ||||||
Mirela Ylli | (2014- … |
Vlerësimet:
Urdhëri “Naim Frashëri”, klasi i II-të, 1970
“Mirënjohja e qytetit”, 2005
Nderim dhe vlerësim për Dhuruesit që ndihmuan dhe ndihmojnë Bibliotekën Publike Durrës në: Teknologji të informacionit, Rrjet Bibliotekar: British Library, Bibliobusi ( tanimë jo aktiv), Kualifikime profesionale të stafit dhe libra.
• Fondacioni “ Xh, Sorros”( USA)
• Taske Force Albania & Buzëqeshja Fëminore-
• Lady Diana- GB
• Izum- Sllovenia
• Interreg 3 (IT)
• C.R.S & I.R.S
• Universiteti Muzikor i Vjenës
• Biblioteka e Parmës
• Biblioteka e Lubjanës
• Biblioteka Kombëtare Shqiptare
• Libraria Lundruese “ Logos & Dulos”
• Klubi Rotarian
• Familja TOÇI
• Familja MARGARITI
• Familja MANUSHI
• Familja QERESHNIKU
• Familja GJINI
• Familja TATI
• Familja DOVANA
• Familja ÇETTA
• Familja ZACHARIAN
• Familja BIHIKU
• Familja GJATA