Biblioteka Publike e Durrësit është një institucion i varur nga Bashkia e Qytetit e cila, i siguron mbështetjen financiare dhe ruan të drejtat e saja administrative. Që prej krijimit të saj në 10 shtator 1945 ajo është emërtuar BIBLIOTEKA PUBLIKE DURRËS. Për shkaktë mbulimit me shërbim të popullsisë së gjithë rrethit Durrës luan rolin e bibliotekës rajonale, qelizë e rrjet e shkrirë në tre strukturat e saj funksionale:

a.Biblioteka Qendrore
b.Biblioteka Britanike
c.Biblioteka e Fëmijëve

Si institucion në shërbim të plotë të dijes dhe të librit ajo:
• Në sajë të fondit të vendosur në përdorim nga Bashkia Durrës, siguron përmes blerjeve një pjesë të mirë të botimeve më bashkëkohore në gjuhën shqipe.
• Vendos në përdorim të lexuesve fondet e saj duke i dhënë në përdorim brenda institucionit dhe duke i huazuar ato edhe jashtë tij.
• Përgatit dhe vendos specialistë në shërbim të lexuesve dhe të institucionit.
• Ruan të drejtën e autorit bazuar në ligjet përkatëse.