Projekte dhe risi
• Nënshkrimi për herë të parë i marrëveshjes për lidhje me bibliotekat perëndimore; dhurimi i literaturës nga biblioteka e Brindisit dhe rajoni i Pulias, Itali; vizita pune reciproke.
• Kualifikime të vazhdueshme në shkencën e Bibliotekonomisë (Sorosi 2004-…, Egjipt, Itali, Slloveni etj)

Kualifikim në bibliotekën “Nicola Benardini Leçe-Itali”. Dhjetor 1995

Konferenca mbarëkombëtare e bibliotekave.Prishtinë. Dhjetor, 2002

Trajnime profesionale në bibliotekat e Kajros dhe Alexandrisë, 2006

Znj. Flora Dervishi, Duke marrë çmimin “ The Best Practice”. Vlorë. Maj, 2006

“Junior Chamber” LOM, (Bari) Një organizatë kulturore për Rininë i jep Znj. Flora Dervishi çmimin “The Best practice”, përzgjedhur nga të gjithë bibliotekat Publike të Shqipërisë

Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale të COBISS-it. Maribor, 2007

Festivali i 26-të Ndërkombëtar i Kulturës. Luksemburg, 2009

Biblioteka Kombëtare e Prishtinës, 2010 (Studimet e masterit të nivelit të dytë, financuar nga Universiteti i Ljubjanës, Slloveni)

Instalimi i bazës materiale elektronike ( Soros, 1996-2003)

Takimi me përfaqesuesen e fondacionit Soros, Rima Kuprinter gjatë aktdhurimit të bibliobus- it

• “Libri Fluturues” strategji e re e shpërndarjes së librit në 20 shkolla tetëvjeçare të qytetit ( 1997-1998) ( Soros)
• Ndërhyrje emergjente rehabilituese me pajisje dhe mobilje profesionale dhe sistem ngrohës për t’i paraprirë fondeve të hapura dhe një kontigjent librash –(CRS). (1999-2000)
• “Libri me ju” me fëmijët kosovarë të kampingjeve të vendosur në Durrës nga dhuna e luftës ( verë 1999) – Soros & IRC
• Biblioteka lëvizëse 1999-2010.
Bibliobusi dhe 2000 tituj librash dhuratë dhe mbeshtetje 2000-2003 nga fondacioni Soros. Fokusi: banorë të migruar nga zonat malore në periferitë e Durrësit.
Stacionet: Porto Romano, Kënetë, Spitallë, Shkozet, NISH Tulla . Që nga viti 2003 mbështetet nga Bashkia Durrës.

Kryebashkiaku Dr. Miri Hoti gjatë një vizite në shërbimin lëvizës

Çaste nga puna e bibliobus-it në shkollën “Demokracia”

Biblioteka Britanike 1999–…..Fondacioni Ledi Diana, Task Force Albania

Biblioteka Britanike

• 2002- Futja e informacionit në CD dhe pajisje profesionale (EBSCO-Fondacioni Soros dhe Ministria e Kulturës)
• 2003- Libri me ju në periferitë e harruara”- fondacioni Soros.
• 2005- Krijimi i fonotekës –Universiteti muzikor i Vjenës, fondacioni Soros.
• 2007- PIC INTERREG III, Albania dhe Puglia, komunitete dhe kultura në rrjete.

Vizitë pune në bibliotekën “Santa Teresa dei Maschi de Gemmis. Bari, 2007

• Pasurimi i fondit me shumën 11.000 euro, si edhe mbështetje për studimet e nivelit të dytë master për tre bibliotekarë – (IZUM- Slovenia , 2009).
• Pasurimi i fondit. Shuma 200.000 lekë ( 1.500.00) –(Ministria e Kulturës, 2010).
• Në fund të vitit 2014, Biblioteka Publike Durrës, bëhet anëtare e Cobissit dhe ka tre kataloguese që po punojnë për krijimin e bazës së përbashkët të dhënave. Deri tani janë hedhur 3432 regjistrime.