Në përputhje me mjedisin e leximit, mësimit dhe natyrës së veprimtarive të bibliotekës përdoruesit e saj:
1. Nuk duhet të pëdorin gjuhë të papërshtatshme me punonjësit e shërbimit.
2. Nuk duhet të krijojnë zhurma shqetësuese si: ngritja e zërit, zilet e telefonave.
3. Nuk duhet të pine duhan në mjediset e bibliotekës.
4. Nuk duhet të shkelin dhe anashkalojnë dokumentet e duhura për anëtarësim.
5. Nuk duhet të shkelin afatet e përcaktuara të huazimit të materialeve bibliotekare.
6. Duhet të gjejnë mënyrën e shlyerjes së dëmit në materialet bibliotekare në rast dëmtimi ose humbje. (Kjo me marrëveshjen dhe zgjidhjen e propozuar nga specialisti i shërbimit.)
Në linjën e profesionalizmit bibliotekari :
1. Nuk duhet të ketë preferencë lexuesish
2. Duhet të nxisë frymën kritike dhe ndërveprimin me përdoruesin.
3. Duhet të përfaqësojë modelin edukativ.