Veprimtari kushtuar librit gjatë vitit 2018
Biblioteka qendrore:
Datë 18. 05. 2018: Biblioteka Publike Durrës në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve organizon; Përurimin e vëllimit 1-2 të trilogjisë ” Dritë në humbëtirë”, të autorit Vaso Papaj.
Datë 15 mars 2018 :Në kuadrin e veprimtarive kushtuar librit, organizohet ekspozita:
PENA FEMERORE SHQIPTARE E SHEKULLIT TE RI, NE BIBLIOTEKEN PUBLIKE DURRES.
Datë 24.02. 2018: Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Biblioteka Publike Durrës, organizojnë përurimin e librave : “Unë mendoj” dhe ” Pegasiane” të shkrimtarit dhe kritikut Vladimir Muça
Veprimtari kushtuar librit gjatë vitit 2017
Biblioteka Qendrore:
Datë 30.11. 2017: Veprimtaritë në kuadrin e Fushatës Kombëtare të leximit, nën siglën “Takohemi për një libër”, përfunduan sot me takimin e zhvilluar në shkollën “Gjergj Kastrioti”. Nxënësit që morën pjesë në këtë takim, sollën pjesë të ndryshme nga letërsia botërore dhe ajo shqiptare
.
Datë 22.11.2017: Takohemi për një libër ” vazhdon… kësaj here një bashkëpunim me shkollën e Mesme të Përgjithshme “Naim Frashëri” , ku mësuesi i letërsisë së kësaj shkolle paraqiti një ese studimore titulluar: “ 30 vite drithmërime përjetësie…për Lasgushin…” Nxënësit sollën pjesë nga kjo ese si dhe u recituan poezi të poetit Lasgush Poradeci
Datë 15.11.2017: Në kuadrin e veprimtarive kushtuar Muajit të letërsisë, nën siglën “Të mblidhemi për një libër”, UAMD në bashkëpunim me Bibliotekën Publike Durrës, organizuan në mjediset e Bibliotekës (Kampusi i ri), përurimin e vëllimit me tregime e novela “Rrëfej unë gruaja”, të autores Mimoza Kuchly.
Datë 18.10.2017: Takim me poeten Merita Thartori. Bashkëpunim me shkollën e mesme Jopublike Migjeni. Ky takim u zhvillua në kuadrin e veprimtarive që organizon biblioteka për njohjen e nxënësve me krijimtarinë poetike të poetëve durrsakë.
Datë 17. 10. 2017: Vizitë e kolegëve të Bibliotekës Publike “Qemal Baholli”, Elbasan. Në Bibliotekën Publike Durrës, u zhvillua një bashkëbisedim mes kolegësh ku u shkëmbyen mendime dhe përvoja në fushën e bibliotekonomisë.
Datë 17.05.2017: Përurimi i Katalogut të veprave të skulptorit Idriz Balani, Odeoni “N. Xhoja”
Skulptori Idriz Balani me kolegë e dashamirës
Drejtuesja e Bibliotekës Publike Znj. Mirela Ylli
Datë 06. 04. 2017: Biblioteka Publike në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve Durrës, përuroi vëllimin poetik “Rock Nate” të autorit Vaso Papaj. QK “AMoisiu”, Odeoni “N. Xhoja” .
Datë 21. 03. 2017: Biblioteka Publike Durrës në bashkëpunim me Universitetin “A. Moisiu”, organizon përurimin e librit: “Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane: një historik gjithëpërfshirës”, Kampusi Universitar, “A. Moisiu”, Spitallë ( Salla e Konferencave).
Datë 17. 3 . 2017: Momente nga pasditja letrare me poetin italian Claudio Pozzani. (Muzeu Arkeologjik Durrës).
Poeti Claudio Pozzani, përkthyesja dhe gazetarja Mira Tuci, Gazetari Gëzim Kabashi, specialistët e Bibliotekës: Enton Bido e Teuta Dhima
Poeti italian Claudio Pozzani; Gazetari Gëzim Kabashi; specialistët e Bibliotekës: Enton Bido dhe Teuta Dhima
Veprimtari kushtuar librit gjatë vitit 2016.
Biblioteka Qendrore:
• Datë 24. 02. 2016, Biblioteka Publike Durrës në bashkëpunim me Csdc Durrës zhvillon në Sallën e leximit të saj, takimin me temë: “Interneti i sigurt për fëmijët në Shqipëri”.
• Datë 04. 04. 2016, Biblioteka Publike Durrës në kuadrin e veprimtarive për librin, organizon përurimin e librit ” Shqipëria në pallat”, të autores Valbona Sulçe. Q.K. “A.Moisiu”, Odeoni ” N.Xhoja”, Moderatore: Teuta Dhima
• Datë 21. 04. 2016, në kuadrin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, Biblioteka Publike Durrës organizon:”Ekspozita e librave të rinj” Prurjet e reja për vitin 2015 në Sektorin e Librit Shqip dhe atë të Albanologjisë. Salla e Leximit të Bibliotekës,
Moderatore: Alketa Psatha, Teuta Dhima
• Datë 27.04.2016, Bisedë me studentet e UAMD-s, anëtare të Shoqatës “ Në dobi të gruas shqiptare”dhe znj. Drita Marku. Tematika e bisedës: Pasuria aktuale e Bibliotekës Publike Durrës, titujt e rinj, çfarë kërkon lexuesi nga ne dhe sa e gjen veten në bibliotekën e qytetit? E drejta e autorit në Shqipëri dhe jashtë saj. Ky takim u shoqërua edhe me plotësimin e anketave të përgatitura nga kjo shoqatë. Disa nga pyetjet e anketës: sa lexohet?, cila gjini parapëlqehet, preferencat sipas grupmoshave, etj). Moderatore Teuta Dhima, Dila Lulja.
• Datë 28.04 .2016, në bashkëpunim me Qendrën studimore ”Pjetër Budi” dhe mbështetjen e Ambasadës Izrealite, organizon Përurimin e librit “Tempulli i vetmisë”, të autorit Zvika Szternfeld, Q. K. ” A. Moisiu”, Odeoni ” N. Xhoja”. Moderatore Teuta Dhima
• Datë 24. 05. 2016: Vizitë e poeteve suedeze Anna Mattsson dhe Britta Stanfild. Takimi në sallën e leximit të bibliotekës. Miqtë u shoqëruan nga Z. Sokol Demaku, mik i kahershëm i bibliotekës. Moderatore Teuta Dhima.
• Datë 07. 09.2016, ora 18.00: Pasdite Letrare kushtuar poetit estonez Juri Talvet. QK. “A. Moisiu”, Odeoni “N. Xhoja”. Referues: Mimoza Erebara, Enida Godine
moderatore: Teuta dhima.
• Datë 05.10.2016, në kuadrin e Fushatës Kombëtare të Leximit, “Takohemi për një libër”, u zhvillua në Torrën Veneciane të Durrësit takimi i parë i organizuar nga DRKK Durrës, Biblioteka e qytetit dhe DAR Durrës. E ftuar nderi e këtij takimi ishte zonja Mimoza Erebara, shkrimtare, publiciste, poete, anëtare e Akademisë Europiane të Arteve. Biblioteka e qytetit, fondi i pasur dhe aktiviteti i saj u promovuan nga përfaqësuesja e Bibliotekës, zonja Teuta Dhima, e cila bëri më pas edhe një prezantim të shkrimtares së ftuar.
• Datë 12.10.2016: Veprimtaria e radhës së Fushatës Kombëtare të Leximit, u zhvillua në sallën e shkollës Naim Frashëri të Durrësit. Krijuesi i ftuar në takim, ishte poeti dhe publicisti Ilir Paja, njëkohësisht edhe nëndrejtor i kësaj shkolle e mësues letërsie prej shumë vitesh.
• Datë 19. 10. 2016: Takim me poeten Merita Thartori dhe nxënësit e shkollës “14 Nëntori”
• Datë 21.10 2016 Takim me poeten Alma Begaj dhe nxënësit e shkollës Vinçens Prendushi.Moderatore Teuta Dhima. (salla e veprimtarive të kësaj shkolle)
• Datë 24.10.2016: Takim me poeten Mimoza Erebara dhe nxënësit e shkollës “ Turgut Ozal”. Në fund të takimit nxënësit dhe stafi arsimor nderuan poeten me këtë Mirënjohje: ”Një zë i veçantë në letërsinë shqiptare që në veprat e saj, i ka dhënë jetë së vërtetës. Moderatore: Alketa Psatha
• Datë 11.11. 2016: Përurohet vëllimi me poezi “Shpirti vallëzon në djep” i autorit danez Niels Hav në bashkëpunim me pedagogen e fakultetetit të UAMD-së Alisa Velaj dhe poeten Mimoza Erebara
• Datë 08.12.2016: Përurimi i librit “Italiani d’Albania” italianë të Shqipërisë të autorit William Bonapace. Moderatore Teuta Dhima.
Sektori i Fëmijëve
Datë 15. 04. 2016: Tryezë informuese dhe propaganduese me fëmijë dhe prindër me temë: ” Libri dhe rëndësia e tij”. Kopshti “Met Hasa” grupi parashkollor.
Datë 19. 04. 20016:“Na ishte një herë”, seksioni i parë në kuadër të Ditës Botërore të Librit për fëmijë: lexime, recitime nga fëmijët e grupit të dytë “ Kopshti 1 Maji”.
Datë 20. 04. 2016: sesioni i dytë, grupi parashkollor “Met Hasa”.
Datë 27. 04. 2016: seksioni i tretë kopshti Met Hasa (parashkollorë dhe prindër).
Në kuadër të 1 Qeshorit, Festës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Biblioteka Publike Durrës, Sektori i Fëmijëve, në bashkëpunim me mësueset e shkollës 9- vjeçare ” Jusuf Puka”, Shpëtime Kokomani dhe Elda Graçi, organizuan sot në mjediset e Bibliotekës Britanike, Tryezën Letrare kushtuar përurimit të dy revistave të shkollës “Jusuf Puka”. Revistat me krijime të nxënësve të klasave të gjashta ishin në shqip dhe në anglisht.
Datë 14. 10. 2016 Ekspozitë libri me serialë dhe enciklopedi për fëmijët e ciklit fillor me shkollën “Kushtrimi i Lirisë”. (Mësueset: Mimoza Tola, Irena Bunguri).
Dhjetor 2016 : Festa e fundvitit me fëmijë të shkollave 9- vjeçare.